Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë në pranim-dorëzimin e dy avionëve luftarakë rusë Mig 29, në Batajnicë

Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë në pranim-dorëzimin e dy avionëve luftarakë rusë Mig 29, në Batajnicë

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, sot  në Batajnicë  ka marrë pjesë në pranim-dorëzimin e dy avionëve luftarakë rusë Mig 29 nga gjithsej gjashtë sish të cilët iu dhanë njësisë luftarake ajrore të Ushtrisë së Serbisë. Vuçiq, në prani të ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe shefit të Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë gjeneralit Lubisha Dikoviq shikuan nga afër avionët të cilët Vuçiq tha se sa nuk kishte qarë kur i kishte parë avionët të hynin në përdorimin operativ. Në nëntor në paradën ushtarake ajrore do të jenë tetë avionë tanë Mig 29”, ka thënë Vuçiqi duke shfaqur shpresën se “armata do të pranojë propozimin që këto fluturake të bartin e emrat e heronjve që e kanë mbrojtur Serbinë nga agresioni i NATO-s në vitin 1999”.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …