Vuçiq mbledh qeverinë për të biseduar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

Aleksander Vuçiq, po i sheh si provokime, aksionet e Policisë së Kosovës në veri të vendit tonë

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po i sheh si provokime, aksionet e Policisë së Kosovës në veri, për të mbyllur lojërat e fatit. “Ata po i testojnë serbët, për të parë se sa janë të gatshëm të reagojnë dhe kundërshtojnë”, ka thënë kreu i shtetit serb. Sipas tij, Kosova po dëshiron që t’ua mbyll të gjitha rrugët e serbëve. “Ata po dëshirojnë që plotësisht të mbysin shpresat për serbët, që të jetojnë në mënyrë paqësore në veri të Kosovës”, ka thënë ai, teksa ka komentuar aksionet e djeshme të Policisë së Kosovës në veri. Dje në Parlamentin e Republikës së Kosovës është miratuar edhe Rezoluta e cila kërkon mbylljen e të gjitha llojeve të lojërave të fatit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …