Vuçiq: Heqja e masave të reciprocitetit ka krijuar hapësirë në rifillimin e dialogu me Kosovën për tregtinë, mallrat...

Vuçiq thotë se shqiptarët nuk duan të flasin për temat siç janë veriu i Kosovës, Ujmani dhe Asociacioni

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po ankohet se pse sipas tij udhëheqësit e Kosovës nuk po duan të flasin për çështje të cilat ai i cilëson si kruciale për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Si tema të tilla, ai përmend atë të veriut të vendit, Ujmani dhe Asociacionit. “E shoh që zyrtarët shqiptarë nga Kosova nuk duan të flasin për Asociacionin, Veriun apo Gazivodën. Ata duket se nuk duan të diskutojnë për asgjë që ka një rëndësi të madhe”, ka thënë Vuçiq duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të fundit të kryetarit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj për ndryshimin e kufijve. Madje sipas Vuçiq ka ardhur koha që Prishtina dhe Beogradi të marrin përgjegjësi mbi këtë çështje. “Është koha për ne që të vendosim për fatin tonë, jo ta lëmë mënjanë”, ka shtuar ai. Kujtojmë se më 7 shtator, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të takohen në Bruksel. Dy ditë më pas ai pritet ta vizitojë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …