leoni

Vuçiq

Aleksander Vuçiq: U bëj thirrje qytetarëve që të tregohemi të zgjuar, pasi unë nuk do të nënshkruaj asgjë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Ohër, ka thënë  se Beogradi ende nuk ka marrë një draft se çfarë dëshiron Bashkimi Evropian në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Vuçiq tha se do të jetë i pari që do të zbulojë detajet e draftit kur të arrijë dhe deklaroi se nuk i ka fshehur kurrë planet. Takimi me kryeministrin e Kosovës më 18 mars në Ohër nuk do të jetë kurrëfarë dite fatale dhe se do të mundohem të bëj atë që është më e mira për Serbinë.  Dhe kjo është të punojmë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të ndërtojmë marrëdhëniet më të mira me Bashkimin Evropian dhe të mbajmë fort vijat tona të kuqe, Unë nuk do të heq dorë nga kjo, por dyshoj se shqiptarët do të pajtohen me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe nëse pranojnë do të vijnë sërish gjëra që nuk janë të thjeshta dhe këtë nuk do ta fsheh nga qytetarët. U bëj thirrje qytetarëve që të tregohemi të zgjuar. Çdo ditë prisni që unë të nënshkruaj diçka dhe unë kurrë nuk nënshkruaj asgjë, tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …