Miqësisë së Edi Ramës nuk mund t’i besohet, sepse ai angazhohet për Shqipërinë e Madhe, thotë Vulini i dëshpëruar

Aleksander Vulin thotë se Mali i Zi po e përfaqëson pavarësinë e Kosovës më zëshëm se Shqipëria

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka kundërshtuar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviq se Kosova është shtet. “Kosova nuk është shtet por territor përkohësisht në administrim të OKB-së e në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë ai duke reaguar pasi Mali i Zi ka dërguar dy oficerë në misionin e KFOR-i. Kur Mali i Zi dërgon oficerë në mision në territorin e Serbisë, rregulli i parë është që të pyetemi edhe ne. Ministri malazez i Mbrojtjes më zëshëm po e përfaqëson pavarësinë e Kosovës se Shqipëria. Do ta kishim respektuar më shumë dërgimin e ushtarëve malazezë, sikur vetëm një ushtar ta kishin dërguar për të mbrojtur manastiret e jo në shtab si mbrojtje të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vulin.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Kryeministri Kurti takon Memli Krasniqin për të diskutuar lidhur me agjendën legjislative e zgjedhjet e reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për …