Jakup Krasniqi: Dëmin që “insajderi” ia shkakton buxhetit të Kosovës dhe PTK-së nuk ia shkakton gjithë “fisi” im

Krasniqi: Të gjitha rrethanat politike tregojnë se vendit i duhet bashkimi socialdemokrat dhe konsensusi nacional

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se të gjitha rrethanat politike tregojnë se vendit i duhet bashkimi socialdemokrat dhe konsensusi nacional.

“Po bashkimit socialdemokrat, jo çdo forme të barikadimeve vetëm për pushtet! NISMA Socialdemokrate ka kohë që është duke e vezhguar situatën politike në vend dhe zhvillimet e qëndrimet politike rreth e për Kosovën. Të gjitha rrethanat politike dhe jo vetëm ato na tregojnë se vendit i duhen: bashkimi socialdemokrat dhe konsensuesi nacional. Se pari, një bashkim i të majtës ideologjike ( socialdemokratike), fjala është për socialdemokratët e bindjeve dhe jo të fjalëve. Se dyti, dhe kryesorja, vendit i duhet krijimi i një konsensuesi vërtetë nacional, që donë me thënë jo barikadim: pozitë – opozitë, por bashkim politik për interesin nacional i cili shkon përtej çdo ndarje ideologjike a politike. Barikadimet e deri tashme politike veç sa e kanë dëmtuar vendin dhe ketë e kemi parë se çka prodhon! Realiteti që po e jetojmë është dëshmia më e mirë. Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për një bashkim të Socialdemokratëve dhe qeverisjen e vendit nga ta! Kjo është më shumë se e qartë. Politikat socialdemokrate mbetet shpresa për ndërtimin e shtetit të se drejtës, shtetit të dijës e të zhvillimit, shtetit të drejtësisë sociale! Prandaj e vendosa ketë si hap të parë. Kjo u duhet qytetarëve dhe ata janë sovrani që mund ta vendosin ketë! Ndryshimin duhet e mund ta bëjnë vetëm qytetarët. Por, kjo nuk duhet që t’i pengojë socialdemokratet që të ndihmojnë krijimin e konsensusit nacional. Përkundrazi duhet ta ndihmojnë fortë formimin e konsensusit të përgjithshëm politik. Konsensuesi u duhet të gjithve. NISMA Socialdemokrate angazhohet fortë për këto dy çështje të interesit kombëtar! Për krijimin e konsensuesit nacional, kërkohet angazhimi i të gjithve, e mbi të gjitha i atyre që mendojnë se kanë kontribuar shumë për të ardhur deri këtu. Le t’i ndihmojnë edhe të tjerët që të japin kontributin e tyre! Këtu e kanë rastin që t’i tregojnë virtytet e tyre fisnike! Skënderbeu i vlerësonte shumë njerëzit e virtytshëm”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore, lidhur me përdorimin e së dinarit serb, në Kosovë

Ka përfunduar  periudha transitore e Bankës Qendrore, lidhur me përdorimin e së dinarit serb, në Kosovë, …