Aleksej Gonçarenko

Aleksej Gonçarenko, ka dorëzuar në kuvend projektligjin me të cilin kërkon që Ukraina ta pranojë pavarësinë e Kosovës

Deputeti i Kuvendit të  Ukrainës, Aleksej  Gonçarenko, ka dorëzuar në kuvendin shtetëror në Kiev, projektligjin me të cilin kërkon që Ukraina ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Para 24 shkurtit disa thoshin se nëse Ukraina pranon Kosovën, atëherë Rusia mund ta arsyetojë çka po ndodhte në Krime dhe Donbas. Por pas 24 shkurtit e gjithë bota tashmë e ka kuptuar se ky është vetëm pushtim i Rusisë e jo vullnet i vërtetë i popullit. Mendoj që ka ardhur koha që Ukraina ta pranojë Kosovën. Deputeti  i partisë Solidariteti Evropian, i ish kryetarit Petro Poroshenko, thotë se Kuvendi i Ukrainës  s’u mblodh ende për të diskutuar projektligjin. Por ai konsideron se ideja e tij po gjen më shumë përkrahje sesa kundërshti me dhe është njëra  ndër  temat më të diskutuara publike në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Diaspora mund ta çojë Vetëvendosjen deri në 52 deputetë, AAK humb një mandat

Njohësi i proceseve zgjedhore nga KDI, Eugen Cakolli, ka paraqitur disa nga skenarët e mundshëm …