Alexander Rhotert; Treshja e fortë e presidentit Trump për Ballkanin përbëhet nga Richard Grenell, Jared Kushner dhe Rod Blagojeviç

Alexander Rhotert; Treshja e fortë e presidentit Trump për Ballkanin përbëhet nga Richard Grenell, Jared Kushner dhe Rod Blagojeviç

Politologu, Alexander Rhotert ka deklaruar se  Richard Grenell ka qenë emisar i Donald Trump për Ballkanin, dhëndri i tij Xhared Kushner kujdeset prej kohësh për bizneset e Trumpit në rajon,  dhe ish-guvernatori Rod Blagojeviç përflitet si ambasador i Amerikës në Serbi  Kjo është treshja e fortë e presidentit amerikan për rajonin sipas politologu.  Grenell ka marrëdhënie të ngushta, thuajse miqësore, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe ministrin e tij të jashtëm Marko Gjuriç, i cili ka qenë më parë ambasador i Serbisë në Uashington. Grenell mori një medalje nga Vuçiçi në vitin 2023 për “qasjen e tij të ekuilibruar” ndaj shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, të cilin Serbia edhe 26 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë e pretendon të sajin, kujton analisti. N mars të vitit 2024-tës mes qeverisë serbe, dhëndrit të Trumpit, Kushner dhe investitorëve arabë u arrit marrëveshja Trump-Tower në Beograd, që kushton gjysmë miliardë dollarë. Ndërkohë, në  javën e kaluar,  u bë e ditur se Donalds Trump po merr në konsideratë emërimin e ish-guvernatorit demokrat të Illinois si ambasador,  në Beograd. Blagojevich, u hoq nga detyra në vitin 2009 dhe tre vjet më vonë u dënua me 14 vjet burg për korrupsion.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …