Ali Ahmeti: Gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve nuk lahet, nuk thahet, nuk shlyhet, por respektohet si amaneti më i shtrenjtë i kombit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, në Maqedoninë e Veriut,  në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës ka deklaruar se liria është e shtrenjtë dhe se gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve nuk lahet, nuk thahet,  nuk shlyhet, por respektohet dhe zbatohet si amaneti më i shtrenjtë për një komb. “25 vjetori i çlirimit na përkujton të mos harrojmë asnjëherë se liria është e shtrenjtë. Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e  Veriut ka përkujtuar me këtë rast  se ata që harrojnë të kaluarën rrezikojnë që ajo të përsëritet, duke shprehur krenari për luftën çlirimtare dhe mirënjohje për aleancën euro-amerikane që sollën lirinë dhe demokracinë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …