Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim që u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe u fokusua në zhvillimet politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ahmeti uroi për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë dhe theksoi nevojën për formimin e shpejtë të institucioneve të reja. Ai ngriti shqetësimin për situatën në Maqedoninë e Veriut, duke akuzuar pushtetin aktual për një ofensivë të rrezikshme ndaj shqiptarëve, e cila, sipas tij, po cenon themelet e Marrëveshjes së Ohrit. Ahmeti paralajmëroi për devijimin nga rruga e integrimit evropian dhe rritjen e diskursit politik që sfidon karakterin shumetnik të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …