Ali Ahmeti: Sot me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombasve që do të protestojnë në Strasburg

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkrahur fuqishëm proetestëne sotme e cila do të nis në ora 13.00 në Strasburg. Ai ka shkruar se me tërë qenien e tij është në përkrahje të saj dhe drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjykohen e po mbahen padrejtësisht në Hagë. “Sot me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombasve që do të protestojnë në Strasburg, aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.  Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të Amerikës dhe BE dhe vendin e kanë në Kosovë. Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë! Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare” ka shkruar lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

2025 – Viti i bllokadës kushtetuese: VV shpërblehet me pushtet pas një viti pa qeveri funksionale

Viti 2025 po mbyllet si një nga periudhat më të errëta institucionale për Kosovën, një …