Ambasada e Kosovës në Slloveni u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që kanë mbetur pa targa automjeteve në Lubjanë

Ambasada e Kosovës në Slloveni u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që kanë mbetur pa targa automjeteve në Lubjanë që lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë. “Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë mbetur mbrëmë pa targa të automjeteve që të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë. Nënkuptohet, rastet duhet të paraqiten fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë” thuhet në njoftimin e ambasadës së vendit tonë në Slloveni.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …