Ali Gashi

Ali Gashi: Mungesa e gjatë e institucioneve po dëmton drejtpërdrejt shërbyesit civilë dhe funksionimin e institucioneve

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi ka tërhequr vërejtjen se mungesa e gjatë e institucioneve po dëmton drejtpërdrejt shërbyesit civilë dhe funksionimin e institucioneve. Ai ka theksuar se largimet nga administrata publike janë bërë trend edhe për shkak të pagave të ulëta dhe konkurrencës më të lartë nga sektori privat. “Pagat të cilat janë tani te shërbyesit civil janë pagat të cilat nuk i plotësojnë kushtet janë paga të pa dinjitetshme. Prioritet duhet të jetë rritja e pagave dhe trajtimi i kushteve të punës në sektorin publik. Interesat e punëtorëve dhe të shtetit duhet të vendosen para inateve personale, ka thënë për Ekonomia Online, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …