Brickos

Aliu: 26 vite më parë, në Prekazin e historisë e lavdisë u vunë themelet e ngrehinës së lirisë së Kosovës

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka uruar shënimin e Epopesë së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. ”26 vite më parë, në Prekazin e historisë e lavdisë, me sakrificën sublime të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Familjes Jashari, u vunë themelet e ngrehinës së lirisë së Kosovës, duke lindur Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, djemve e vashave më të mirë të kombit, për t’i dalë zot, Kosovës sonë, për t’i dhënë kthesën vendimtare historisë e luftës sonë shekullore për liri. 5,6 dhe 7 marsi janë datat e lavdisë e krenarisë kombëtare. Janë ditët kur u skalit me luftën e sakrificën e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe Familjes Jashari, liria e Kosovës! Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe Familjes Jashari! Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri! Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës – emblema e lirisë së Kosovës!” – ka shkruar kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …