Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e tij të rinjtë ferizajas Melos Shabani, Drijon Halili, Lendi Luzha, Lirik Rexhepi, Diell Govori, të prirë nga drejtori i Shkollës Digjitale, Veton Qerimi të cilët kanë zënë vendin e dytë në garën më të madhe të kodimit në Evropë, të mbajtur në Helsinki të Finlandës, në kategorinë PARTNER PRICE me një vlerë prej 1000 euro që i hap mundësitë e bashkëpunimit me kompani të njohura finlandeze.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
