Allen: Kosova i përket BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen ka vlerësuar se Kosova i përket Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ajo ka shkruar më tutje se ka pasur një diskutim të thellë me kryeministrin, Albin Kurti. “Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Kosova i përket Bashkimit Evropian dhe NATO-s” ka shkruar në platformën X, nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: Mosmbajtja e seancës për presidentin, cenim i rendit kushtetues

Afati për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit po afrohet drejt fundit, ndërsa debati …