Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë ka njoftuar se do ta nis kontigjentin e saj të 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it

Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë ka njoftuar se të hënën do ta nis kontigjentin e saj të 41-të në Kosovë, që do të shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Më tutje në njoftim thuhet se “kontigjenti i ri do të dërgohet në operacionin e KFOR-it për mbështetjen e paqes në Republikën e Kosovës. “Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …