Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

Tri ngjarje me rëndësi gjatë luftës së UÇK-së, të shënuara 25 vjet më parë, më 19 maj të vitit 1999

Më 19 maj 1999 forcat serbe në Burgun e Dubravës, afër Burimit ish Istog kanë vrarë të burgosurit politikë shqiptarë:  Enver Bajram  Topalli, Abdullah Ramadan  Tahiri dhe të burgosur të tjerë në tri ditët në vazhdim. Po atë ditë në fronte të ndryshme të luftës së UÇK-së kanë rënë dëshmorë: Afrim Xhafer Gashi, Hesat Sami Axhami, Mentor Isë Hummolli e të tjerë.

Më 19 maj të vitit 1999, forcat e bashkërënditura të disa batalioneve të UÇK-së në Zonën e Llapit kanë sulmuar forcat ushtarake dhe bandat e uniformuara serbe, të cilat iu kishin vërsulur popullatës civile, në rajonin e Zllatarit, Dyzit e Koliqit dhe kanë vrarë 20 kriminelë serbë. Radio Kosova e Lirë, e cila raporton në zonat e luftës,  ka publikuar  emrat e të gjithë të vrarëve të cilët kishin qenë nga  Prokupja, Kurshumlia, Beogradi e vende të tjera.

Më 19 maj të vitit 1999, eprorë dhe luftëtarë të lirisë të Brigadave 121 dhe 114, në krye me komandantin, Besim Mala, kishin ndërmarrë një aksion spektakolar në rrëmbimin e armëve  dhe minave në kazermën e ushtrisë serbe afër Magurës. Aksioni ka filluar në orët e mbrëmjes, pasi ishte errësuar. Duke qenë se roja serbe e bunkerit me të filluar terri largohej nga depoja për shkak të sulmeve të mundshme të aeroplanëve të NATO-s, depoja mbyllej por nuk ruhej. Ndërkohë, luftëtarët e lirisë afrohen te depoja bunker dhe fillojnë të ngarkojnë mbi supe mina antitank dhe sasi të konsiderueshme të municionit. Ishin tërhequr disa tonë municion. Pasi ishte larguar edhe ushtari i fundit komandanti, Besim Mala kishte dhënë urdhër të minohej e më pas të hidhej në erë bunkeri depo, ku kishin mbetur shumë raketa të tipit tokë-tokë, predha të kalibrave të ndryshëm dhe municion. Pas disa minutash, xhenierët kishin aktivizuar minat dhe bunkeri ishte hedhur në erë, ndërkohë kishte filluar edhe shpërthimi i qindra predhave. Herë pas herë nga shpërthimi i fuqishëm tërë vendi ndriçohej dhe shumëkush kishte menduar se ishte sulm nga ajri i aeroplanëve të NATO-s. Shpërthimi i municionit kishte zgjatur rreth 30 minuta. Luftëtarët dhe pjesëtarët nga radha e popullatës civile ishin kthyer të ngarkuar me municion në relacionin Shalë – Krojmir. Municioni ishte grumbulluar në “Grykën e Shpëtimit”, në Krojmir ku ndodheshin të strehuar rreth 30 mijë pjesëtarë të popullatës civile nga fshatrat e Drenicës dhe nga vende të tjera të përfshira në luftë. ( RKL TV-Dielli Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …