leoni

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre seksuale në veçanti, është një çështje tejet komplekse për t’u trajtuar. Ai ka shtuar më tutje se angazhimi i vetëm tre prokurorëve për të trajtuar këto raste, e vështirëson edhe më shumë trajtimin meritor të këtyre rasteve. “Natyrisht se krimet e luftës janë komplekse në përgjithësi por në rrethana të rastit tonë janë më tepër për faktin se për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë kohore këto kanë qenë kompetence, përgjegjësi  e autoriteteve ndërkombëtare. Po ashtu komplekse bëhet edhe fakti se fqinjët verior nuk ka thuajse gatishmëri fare për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për të vënë para përgjegjësie të gjithë ata qoftë urdhërdhënësit ose edhe ekzekutorët e krimeve të luftës, prandaj nuk ka gatishmëri thuajse fare, atëherë alternativë mbetet çështja e gjykimit në mungesë tashmë me kodin e procedurë penale ekziston kjo mundësi por kërkohet angazhim shtesë, me theks të veçantë i prokurorisë” ka porositur mes tjerash, avokati, Ardian Bajraktari.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi sfidon Gjykatën Supreme dhe Kushtetuese

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka thelluar edhe më tej përplasjen institucionale …