leoni

Ambasada Britanike mbështet Gjykatën Kushtetuese pas sulmeve politike

Pas sulmeve të përsëritura ndaj Gjykatës Kushtetuese nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, edhe Ambasada Britanike në Prishtinë ka shprehur mbështetje për këtë institucion kyç në mirëmbajtjen e rendit demokratik. Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, bëri të ditur se Mbretëria e Bashkuar pret që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për krijimin e Kuvendit të respektohet dhe zbatohet nga udhëheqësit politikë, në mënyrë që të përfundojë ngërçi i gjatë politik dhe Kuvendi dhe qeveria e re të fillojnë punën në interes të qytetarëve të Kosovës. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës, duke e cilësuar atë si gardian të Kushtetutës së Kosovës. “Puna e Gjykatës është jetike në mbrojtjen dhe ruajtjen e Kushtetutës së Kosovës. Pavarësia e saj është thelbësore për veprimtarinë e saj,” tha Hargreaves.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Delegacioni i Kosovës në SHBA propagandoi kundër UÇK-së dhe Shqipërisë

Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Xhavit Haliti, ka deklaruar se disa figura politike …