leoni

Ambasada e Francës në Prishtinë: I takon Kosovës vendimi për aplikim në Këshillin e Evropës, si e drejtë e një shteti sovran

Ambasada e Francës në Prishtinë: I takon Kosovës vendimi për aplikim në Këshillin e Evropës, si e drejtë e një shteti sovran

Ambasada e Francës në Prishtinë ka thënë se i takon Kosovës vendimi për aplikim në Këshillin e Evropës, sepse kjo është e drejtë e një shteti sovran. Ky qëndrim i ambasadës franceze në Prishtinë është krejtësisht i kundërt me atë në Beograd, që e ka kundërshtuar këtë proces. Në një njoftim të ambasadës thuhet se e ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e këtij këshilli, por se prioritet aktual është rinisja e dialogut. “Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit. Ambasada franceze u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione.

 

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Në Tiranë mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes, pritet prezantimi i Planit Marshall të Ramës

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se më 10 shtator në Tiranë do të …