Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar që të ketë marrëveshje për targat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar që të ketë marrëveshje për targat, e cila nuk u arrit as në takimin  mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi, dhe atij serb, Petar Petkoviq, në Bruksel. Kurti është i bindur se pala kosovare ka qenë konstruktive, derisa thotë se i takon emisarit të BE-së të tregojë publikisht se cila palë s’ka qenë konstruktive dhe pse nuk është arritur marrëveshja që ishte afër finalizimit. “Unë nuk e kam ndjekur për së afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, por besoj që ndërmjetësuesi Lajçak do ta shpjegojë publikisht se cila palë nuk ishte konstruktive. Unë për vete nuk kam dilema, e di që kryenegociatori ynë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ, por qartazi Beogradi nuk është i interesuar të ketë marrëveshje”. “Ne nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit. I takon ndërmjetësit ta sqarojë se pse konkretisht nuk u arrit marrëveshja, e cila ka qenë mjaft afër e për të cilën edhe Lajçak është angazhuar shumë”, ka deklaruar Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …