Ambasada e Turqisë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të marrë masa kundër gazetarit, kontravers, Berat Buzhala

Ambasada e Turqisë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të marrë masa kundër gazetarit, kontravers, Berat Buzhala

Ambasada e Turqisë, në Kosovë, ka kërkuar nga Qeveria që të ndërmarr masa kundër gazetarit, konstravers dhe antiislam,  Berat Buzhala për komentet e tij në rreth grusht-shtetit në Turqi, raporton “Reuters”. Ai kishte ftuar qytetarët e Kosovës që ishin për  pushime në Turqi që të bashkoheshin me puçistët kundër rendit demokratik në vend. Reuters shkruan se Turqia është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, dhe kompanitë e saj e udhëheqin Aeroportin, shpërndarjen e energjisë elektrike dhe ndërtimi i dy autostradave me vlerë rreth 2 miliardë dollarë.

Më 20 korrik Ambasada e Turqisë në Prishtinë i ka dërguar një notë Ministrisë së Jashtme të Kosovës duke i kërkuar që të marr masa kundër gazetarit në fjalë. Në notën e dërguar nga ambasada, gjithashtu është cituar edhe një ligj i ri i miratuar në Kosovë, i cili i ndalon qytetarët e saj që të bashkohen në konfliktet e armatosura jashtë vendit”, shkruan Reuters. Ambasada ka thënë në notën e saj se ligji përcakton që komentet nga persona të tillë si Buzhala duhet të dënohen me burg për gjashtë muaj deri në pesë  vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e Qeverisë, BQK-së dhe të Trustit takohen sot për të diskutuar zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen

Sot, në Prishtinë pritet të mbahen protesta për lejimin e tërheqjes së një përqindjeje të mjeteve të Trustit pensional

Sot, në orën 12.00 në Prishtinë pritet të mbahen protesta  për lejimin e tërheqjes së …