Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe krerët e misioneve që veprojnë në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, siç ka njoftuar Aivo Orav, ambasador i BE-së, është vlerësuar procesi zgjedhor, dhe është theksuar rëndësia e formimit të shpejtë të qeverisë.
“Së bashku me ambasadorët e BE-së dhe krerët e misioneve në Kosovë, u takuam me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për të diskutuar perspektivat për vitin 2026. Vlerësuam procesin zgjedhor, i cili pasqyron një përkushtim të fortë ndaj parimeve demokratike, dhe theksuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë’’, ka shkruar ambasadori Orav në platformën “X”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
