Haradinaj çmon rolin e Sorensenit dhe të BE-së për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar të mërkurën Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Kosovë – Serbi, Peter Sorensenin.

“Në takim çmova rolin e tij dhe të Bashkimit Evropian, duke theksuar po ashtu rëndësinë e partneritetit BE – SHBA për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon. E njoftova z. Sorensen për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet, si dhe për angazhimin tonë në rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …