leoni

Ambasadorët e Quintit apelojnë liderët e Kosovës që prioritet në këtë kohë t’i jepet betejës me COVID-19 duke respektuar Kushtetutën

Ambasadorët e Quintit: Liderët e Kosovës prioritet t’i japin betejës me COVID-19, duke respektuar Kushtetutën

Shtetet e Quintit iu kanë bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që prioritet në këtë periudhë t’i jepet betejës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre me të. Kjo thirrje është bërë në deklaratën e përbashket e ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, e cila u është shpërndarë medieve. Thirrje e përbashkët e këtyre shteteve është edhe ruajtja dhe sigurimi i integritetit dhe funksionalitetit të Qeverisë së Kosovës dhe “institucioneve në këtë periudhë kritike, duke i dhënë prioritet luftës kundër COVID-19 karshi politikës”. Këto shtete theksojnë se shtetet e tyre kanë ndërmarrë që të gjitha masa të jashtëzakonshme në këtë aspekt.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Opozita pret që VV-ja të dobësohet, kjo e fundit të forcohet – bllokada është politike

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se ngërçi institucional në Kosovë, me 38 dështime …