leoni

Ambasadori amerikan Donald Lu i dha mbështetje të plotë kryeprokurores së re të Shqipërisë, Arta Marku

Ambasadori amerikan Donald Lu i dha mbështetje të plotë kryeprokurores së re të Shqipërisë, Arta Marku

Ambasadoi amerikan Donald Lu i shoqëruar edhe nga Xhon Smaibert, shefi i misionit Opdate dhe po ashtu ndër njerëzit më aktivë për reformën në drejtësi, qëndroi në  takim me Arta Markun, e cila tri ditë më parë u zgjidh në krye të Prokurorisë së Shtetit.  Gjatë këtij takimi konfirmohet se ambasadori amerikan e inkurajoi Kryeprokuroren e Përgjithshme që të nxisë prokurorët të shënjestrojnë korrupsionin e nivelit të lartë dhe kriminelët, politikanët e lidhur me krimin, përfshirë edhe Saimir Tahirin. Donald Lu shprehu dëshirën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta  Marku të ushtrojë përgjegjësitë e saj kushteuese në mënyrë të pavarur dhe jopartiake. Diplomati amerikan nuk e ka vizituar Prokurorinë  që prej shkurtit të vitit 2017, atëherë kur plasi “lufta” e deklaratave ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …