Ambasadori Greg Delawie qëndroi sot në Gjimnazin ,,Vëllezërit Frashëri’’ në Deçan

Komuna e Deçanit, Gjimnazi ,,Vëllezërit  Frashëri’’ kishte mysafir Ambasadorin Amerikan Greg Delawie për të hapur projektin e Ambasadës Amerikane ,, Amerika dhe Kosova”, projekt ky që i kushtohet luftimit të ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtori i DKA-së Qazim Maloku dhe drejtori i shkollës Bekim  Vishaj. Drejtori i gjimnazit Bekim Vishaj, në hapje të këtij takimi tha se, falënderoi Ambasadorin që është këtu më ne në  fillimin e këtij projekti të rëndësishëm për nxënësit e kësaj shkolle. Ndërsa drejtori i DKA-së Qazim Maloku, falënderoi Ambasadorin për kohën e ndarë për  komunë e Deçanit, për nxënësit e gjimnazit ,,Vëllezërit Frashëri’’ të cilët i janë mirënjohës Ambasadës dhe popullit Amerikan për ndihmë që nga koha e luftës e deri më sot në mbështetje dhe fuqizim të institucioneve të shtetit të Kosovës, duke përfshirë edhe institucionet arsimore, në këtë rast Gjimnazin ,,Vëllezërit Frashëri’’. Ndërsa vet ambasadori Delawi në fjalën e tij përshëndeti drejtorin e DKA-së dhe atë të Shkollës, nxënësit, mësimdhënësit dhe të pranishmit e këtij takimi duke dhënë  një mesazh të qartë që të jemi larg ekstremizmit të dhunshëm dhe të vazhdojmë tutje  drejt rrugës së prosperitetit dhe të përparimit të përgjithshëm. Në këtë takim nxënësit i janë drejtuar më pyetje përfaqësuesve të institucioneve pjesëmarrëse siç ishte FSK-ja, Policia e Kosovës, Kryqi i Kuq, KKSB-ja, ICITAP etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka kujtuar atdhetarin Fadil Vata në 34-vjetorin e vdekjes

Në 34-vjetorin e vdekjes, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor kanë përkujtuar …