Ambasadori i OSBES-së në Kosovë thotë se komuna e Vitisë prinë në disa fusha, në veçanti në zhvillimin ekonomik, te drejtat e komuniteteve jo shumicë dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinorë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pranuar këto ditë një letër nga ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, pas vizitës që ai ja kishte bërë më parë kësaj komune. Me këtë rast në shkresën e tij të drejtuar kryetarit Haliti, ambasadori i OSBE-së ka potencuar se kjo komunë po prinë në shumë fusha duke përmendur në veçanti fushën e zhvillimit ekonomik, të drejtat e komuniteteve jo shumicë dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. Ai gjithashtu ka shkruar edhe rreth bashkëpunimit të këtij misioni me komunën e Vitisë, duke përmendur mbështetjen e kësaj komune në fushatën kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, mbrojtën e mjedisit dhe promovimin e lirisë së mediave.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …