Ambasadori amerikan, në Beograd, Kyle Scott, ka folur sërish lidhur me deklaratën e tij se Kosova është shtet i pavarur që shkaktoi reagime në Serbi. Ai u tha sot gazetarëve në Beograd se ky është një qëndrim i mirënjohur i Shteteve të Bashkuara dhe se nuk kishte parë ndonjë gjë të diskutueshme në atë deklaratë. Diplomati amerikan nuk beson se deklarata e tij do të ndikojë në marrëdhëniet e mira midis Beogradit dhe Washingtonit. Një javë më parë ambasadori Scott deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtura Qeveria e Kosovës, por shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e tij të zgjedhur.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
