Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie i shqetësuar për ngjarjet në Mitrovicë

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie i shqetësuar për ngjarjet në Mitrovicë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka theksuar së është shumë i brengosur për ngjarjet e së hënës në Mitrovicë. Ai në profilin e vet në “Twitter” ka shkruar se nuk ka alternativë tjetër, përveç dialogut. “Shumë i shqetësuar nga ngjarjet e sotme në Mitrovicë”, ka shkruar ambasadori amerikan. Të hënën pasdite në veri është arrestuar nga Policia e Kosovës zyrtari serb, Marko Gjuriq i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …