Mali i zi në NATO

Amerika ka vendosur të përkrah kërkesën e Malit të Zi për t’iu bashkuar NATO-s

Amerika  ka vendosur të përkrah kërkesën e Malit të Zi për t’iu bashkuar NATO-s, thonë zyrtarë të lartë amerikanë, vendim ky që mund të forcojë aleancën Perëndimore por edhe ta armiqësojë Rusinë. Kjo lëvizje e mundshme do të zhvillohet në një klimë politike dhe diplomatike që po evoluon me shpejtësi, në të cilën kryetari Donald Trump po mbështet marrëdhëniet e përmirësuara me Moskën, por duke ruajtur për tani kufizimet e SHBA-së të vendosura gjatë viteve të fundit kundër Kremlinit. Qeveria ruse ka kundërshtuar ashpër anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke mbajtur kundërshtimin e saj të vjetër për mos zgjerim të aleancës. Zyrtarët malazezë kanë akuzuar publikisht Kremlinin se po tenton të frenojë anëtarësimin e saj duke nxitur një tentim-puç kundër qeverisë në muajin tetor. Moska i ka mohuar akuzat.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …