Prof. dr. Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Nyrbergu i Tretë për Kosovën, tendencë për ta anashkaluar gjenocidin serb

Në një analizë autoriale, profesor doktor Hakif Bajrami shkruan se “Tani po kompletohet Gjykata Speciale, për t` i dënuar “krimet” e supozuara nga UÇK-ja, së cilës Bashkësia ndërkombëtare do t` i bëjë gjykim të posaçëm, në bazë të rrenave dhe intrigave të Dik Martit. Këtu pista  e intrigave e ka fillimin. Po kur do të pushojnë intrigat, askush nuk e di. Këtë  e dinë vetëm Serbia, Rusia me mercenarë, që kanë bërë krime kundër njerëzimit dhe gjenocid klasik në Kosovë, duke i deportuar jashtë saj mbi 1 milionë shqiptarë më 1999, pa i llogaritë të vrarët, të dhunuarat dhe të hedhurit nëpër puse e gremina , duke bartë kufoma deri në Beograd, për të humb gjurmë. Akuzë e rëndë peshon mbi moralin dhe drejtësinë Ndërkombëtare.Dhe, në vend që të nxjerrë mësim, BE po provon ta barazojë viktimën me xhelatin. Faktet po flasin vet. Ne nuk kemi pasur të drejtë as t` i numërojmë viktimat, përpos UNMIK-ut, ne nuk kemi pasur të drejtë as të organizojmë hetime, gjykime dhe tash na akuzojnë se “dëshmitarët e mbrojtur” në Kosovë nuk janë të sigurt. Duhet Gjykatë speciale nyrbergiane, madje në Hagë të Holandës, e cila duhet të hetohet dhe gjykohet për Srebernicën dhe Zhepën së bashku me KS të OKB-së. Në besë të tyre është kryer gjenocidi. Tani duan ta dënojnë popullin e Kosovës vogël, me intriga dhe gjykatë Speciale, që do të quhet në histori  si Nyrbergu i Tretë…

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …