Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Nyrbergu i Tretë për Kosovën e vogël tendencë për ta anashkaluar gjenocidin serb

(Askush njeriun  e vrarë nuk mund  ta ngjallë, por drejtësia e objektivizuar provon të mbahen në mend, për të mos u përsëritur sërish krimi!)

Në një analizë autoriale, profesor doktor Hakif Bajrami shkruan se “Tani po kompletohet Gjykata Speciale, për t` i dënuar “krimet” e supozuara nga UÇK-ja, së cilës Bashkësia ndërkombëtare do t` i bëjë gjykim të posaçëm, në bazë të rrenave dhe intrigave të Dik Martit. Këtu pista  e intrigave e ka fillimin. Po kur do të pushojnë intrigat, askush nuk e di. Këtë  e dinë vetëm Serbia, Rusia me mercenarë, që kanë bërë krime kundër njerëzimit dhe gjenocid klasik në Kosovë, duke i deportuar jashtë saj mbi 1 milionë shqiptarë më 1999, pa i llogaritë të vrarët, të dhunuarat dhe të hedhurit nëpër puse e gremina , duke bartë kufoma deri në Beograd, për të humb gjurmë.

Akuzë e rëndë peshon mbi moralin dhe drejtësinë Ndërkombëtare.

Kjo do të shkaktojë një termet në Kosovë.

Dhe, në vend që të nxjerrë mësim, BE po provon ta barazojë viktimën me xhelatin. Faktet po flasin vet. Ne nuk kemi pasur të drejtë as t` i numërojmë viktimat, përpos UNMIK-ut, ne nuk kemi pasur të drejtë as të organizojmë hetime, gjykime dhe tash na akuzojnë se “dëshmitarët e mbrojtur” në Kosovë nuk janë të sigurt. Duhet Gjykatë speciale nyrbergiane, madje në Hagë të Holandës, e cila duhet të hetohet dhe gjykohet për Srebernicën dhe Zhepën së bashku me KS të OKB-së. Në besë të tyre është kryer gjenocidi. Tani duan ta dënojnë popullin e Kosovës vogël, me intriga dhe gjykatë Speciale, që do të quhet në histori  si Nyrbergu i Tretë…

Të gjitha kolonitë e shteteve imperialiste evropiane janë çliruar në saje të luftës së drejtë. Asnjë kolonizator deri me sot, nuk ka hequr  dorë nga kolonia me dëshirë e me daulle, por me fuqinë e armës çlirimtare, me luftën e drejtë. Si shembuj për këtë fenomen jo mirë të sqaruar në historiografinë botërore mund të japim me qindra shembuj. Në lidhje me këtë, edhe Serbia, dy ish jugosllavitë në Kosovë ishin dhe nga populli shqiptar shumicë 92% , janë konsideruar shtete okupatore. Çlirimi ishte bindja me kohë se do të arrijë vetëm me fuqinë e luftës së drejtë.

Lufta shqiptare për çlirim ka qenë e ngjeshur evolutivisht me reagime, greva, mos-dëgjueshmëri qytetare, kryengritje lokale dhe popullore, demonstrata dhe mospajtime civilizuese. Të gjitha kërkesat për liri dhe barazi të shqiptarëve, si komb i tretë në Jugosllavinë titiste , janë injoruar nga BE, janë luftuar dhe janë propaganduar nëpër botë si kërkesa të jashtëligjshme. Dhe kur u amortizuan të gjitha mundësitë për t` u barazuar me kombet tjera me një Republikë të Kosovës, brenda Jugosllavisë, kur makineria vrastare serbiane-fashiste filloi sistematikisht të na largojë nga puna, shkolla, institucionet shtetërore dhe shkencore, informative, shëndetësore dhe kulturore, nuk mbeti rrugë tjetër, vetëm se t` i marrim armët dhe me fuqinë e tyre, me çmimin se do të vritemi deri në 300 000 veta, por që do ta fitojmë lirinë e paguar shumë shtrenjtë me lumenj gjaku. Dhe, kur makineria ushtarake, politike dhe paramilitare e mercenare-fashiste serbiane kuptoi se jemi të vendosur për ta fituar lirinë, atëherë në vitet 1998-1999 filloi aksionin tredimnezional: të vrasë aty- këtu, duke bombarduar fshatra të tëra, duke shfarosë familje të tëra, duke privuar nga ekonomia në tokën tonë, duke na deportuar mbi një milion jashtë Kosovës; me dhunime të papara, të cilat KS i OKB me 31 mars 1998, me Rezolutën nr.1160, duke u mbështetë në Kartën  e OKB, në Kaptinën VII, që do të thotë se agresori gjakatar mund edhe të bombardohet, atëherë filloi një gjenocid i paparë në Evropën e pas luftës, për ta vënë çështje shqiptare para aktit të kryer.. Dhe ashtu u provua të ndodhë.

E vetmja forcë që i doli krah popullit duarthatë ishte UÇK-ja me armet e saj modeste. Më duhet të them se në Zyrën Politike të UÇK-ës që  e drejtonte Adem Demaçi, është punuar dhe janë udhëzuar të gjitha shtabet e Zonave operative, se me përpikëri duhet të veprojnë sipas Konventave të Gjenevës, mbi luftën nga vitet 1948-1949. Dhe në këtë drejtim nuk ka pasur asnjë përjashtim. Faktet dihen, janë të ruajtura dhe ato BE i di fare mirë, por prapa perdes tani do diçka tjetër që koha do ta dëshmoi se “nuk paska qenë për luftë të drejtë fare. (Hulumto Kuvendin e Kishave më 27 maj 1999 në Beograd dhe aty dihet se çka na përgatitej publikisht…)

Por, gjatë këtyre 18 viteve që Serbia është larguar definitivisht nga Kosova, po thuaj se nuk ka zonë Operative e Kosovës që nuk janë hetuar dhe  dënuar e stërdënuar çlirimtarët, me insinuata dhe dëshmi që janë mercenarizuar dhe paguar nga disa prokurorë dhe hetues ndërkombëtarë, që tani nuk janë këtu. Lidhur me këtë, po e shënoi një FENOMEN. Më 1919 pushteti i Mbretërisë SKS (Nikolla Pashiqit dhe Karlit tij) do të lëshojë komunikatë të gjithë sllavëve që jetonin në Koosvë se : “Kush del dhe e akuzon ndonjë shqiptar, apo familje shqiptare për “krime” (të fabrikurara-HB) gjatë viteve 1916-1918, pa marrë para syshë realitetin, ai do ta ketë beneficionin e luftëtarit të Frontit Selanikut” .Dhe kështu filli ploja, sa që vetëm në Llap u masakruan mbi 3000 civilë, në Krahinën e Rugovës, Plavës, Gucisë, Pejës, deri te Tetova mbi 8000 civilë duarthatë, dhe krimi nuk u ndal deri më 1941. Bile më 1939 doli një  ligj shumë ma i egër se ai i Hitlerit kur thuhej  se familja shqiptare duhet t` i ketë 40 ari tokë, sepse duhet të deportohen në Anadoll të gjithë shqiptarët deri më 1944 (Shiqo: Konventa në DASIP. B. D. II/39). Për të rifilluar e njeta politikë më 1944  e deri më 1966, dhe për të rifilluar më 1981 e deri më 10 qershor 1999.

Në Tribunalin  e Hagës, që është një lloj Nirenbergu i dytë, u paditën katër shqiptarë. Të gjithë u shpallën të pafajshëm. Dhe, për të pranuar fajin pushteti kriminal serb, e bëri të kundërtën, gjeti në Parlamentin Evropian një Dik Marti, dhe bëri një akuzë, për të kaluar në sulm ofanziv me insinuata, të cilat qe pesë vite asnjë instancë e hetimeve nuk ka mundur t` i vërtetojë. Tani në vend se Dik Marti të paditet dhe burgoset për akuza të rrejshme, për keqpërdorim të detyrës, ndaj Kosovës (UÇK-së) fillon një fushatë e egër ku çdo njeri ka të drejtë të akuzojë dhe mos të dihet kurrë se kush është akuzuesi. Ky fenomen i krijimit të një klime monstruoze pasigurie nën velin e “dëshmitarëve të mbrojtur”, u krijon hapësirë të gjithë atyre neonazistëve serbianë, por edhe individëve që nuk kanë integritet moral dhe të përfitojnë duke thurur insinuatat, duke u strehuar në nëpër Botë, sikurse nazistët dikur nazistët. Historia po përsëritet, mjerisht si tragjedi, e disa diploamatë po na teatrizojnë se kemi të bëjmë me një “farsë”, që nuk ka ngjarë me nazizimin.

Në vitin 2011 BE e krijon Komisionin hetimor, sipas kërkesës së Dik Matrinioviqit. Kryeprokurori i parë i këtij trillimi Clint Wiliamson, për të mbetur në shoqëri me Martinoviqin, do të konstatojë   por kurrë nuk do të argumentojë se  “kishte gjetur prova për të ngritur akuza ndaj UÇK-së”. Kaq i duhej një stafi në BE të dirigjuar nga Serbia dhe Rusia e shumëkush që nuk duket, të barazohet viktima (Kosova) me xhelatin (Serbinë me 60 000 vrasës monstruozë që do të duhej të ishin tani në burgje sikurse nazistët e Luftës Dytë botërore). Por kjo “përrallë” e tentim akuzës me që de fakto  nuk pati sukses, në maj 2015 do të emërohet një mik amerikan për kryeprokuror të posaçëm i quajtur David Schwendiman. Tani, për ta plotësuar mozaikun  e qitjes së UÇK-ës në “peshoren” e krimit, do të detyrohet Kuvendi i Kos0vës, kuptohet me shumicë votash politike,  në gusht 2015 të aprovojë Ligjin për Gjykatën Speciale  (Dhomat e posaçme që do të veprojnë në Hagë, pra jo të veproi aty ku “janë kryer krimet”) . A është ky Nirberg i tretë?, gjithsesi  se po! . Shkojmë më tej.

Në dhjetor 2016  Institucioni përkatës në Holandë e ratifikon marrëveshjen për Gjykatën Speciale. Ky ratifikim hyri në fuqi më 1 dhjetor  2017. Tani në shkurt 2017 u emëruan 19 gjykatës ndërkombëtar nga 11 shtete, dhe kështu UÇK-së po i përgatitet qefini kompromitues. Prej këtyre gjykatësve 4 janë gjermanë, 2 francezë, 2 holandezë, 2 italianë, ndërsa nga një (1) deleguan : Anglia, Irlanda, Norvegjia, Zvicra, Çekia, Estonia, Kanada, ShBA ,Belgjikë. Mjaftë për një tragjikomedi moderne që regjinë  e bëri Dik Martinoviqi me suflime të Karla Del Pontes ziliçare e lirisë njerëzore, një aristokrate që nuk mundet ta durojë lirinë dhe barazinë e vegjëlisë, nuk mundet t` i jetojë popujt e robëruar të lirë.

Kjo Gjykatë- (Aeropag) “drejtësie” e ka edhe një prapavijë të errët përbrenda Kosovës. Fjala është për t i  hapur teren LDK-ës në Kosovë, që të mbetet parti pa konkurencë, sepse stafi i kësaj partie është i njohur për të  nënshkruar çka që i ofrohte, pati thënë Kuku në Shkup, më 1999.

Qëllimi vijues është që të dobësohet shtetësia  e Kosovës, dhe UÇK të barazohet në “llogari” me tërë makinerinë e neofashizmit serbian. Shikoni si çka ndodhë tërthorazi me arrestimin e Ramush Haradinajt. Fjala është se “Ramushi paska kryer krime me shokë në shtetin e Serbisë, dhe ai duhet të ekstradohet në Beograd”!, sepse Serbia në Kushtetutë e konsideron Kosovën pjesë të saj. Këtu është qëllimi që Kosova të mbetet në “Pazar ende”. Dhe në këtë politikë meskine disa shtete  kalkulojnë ende, të paktën ta kontrabandojnë DEMARKACIONIN me Malin e Zi, deri sa ky liberator të mungoi fizikisht në Kosovë.

Shikoni se si e shkyejnë gurrmazin edhe disa politikanë shqiptarë se: “ duhet të kalojë demarkacioni, se pastaj do të vijnë vizat dhe Kosova me plotë diploma shkollore fallso të kontrabanduara, do të prodhojë “intelektualë” me qerre nëpër Evropë dhe gjetiu me la automobila. Ikni shqiptarë, se vecetë  e huja ju presin, mos punoni tokën tuaj, mos u merrni me bujqësi, mos u shërbeni bashkatdhetarëve në shëndetësi, shkoni, shkoni e bëhuni rrogtarë të hoteleve dhe bordeleve nëpër qendrat e drogës nëpër Evropë. Po, po, ishit ata që  e sabotuat luftën, mos ju baballarët tuaj, mos ju të afërmit tuaj, dhe tash po e rrënoni edhe paqen që është si është kritike, me fajin tuaj në papunësi dhe kotësi. Por është e Republika e Kosovës që do të fitojë, është gjaku i Adem Jasharit dhe bijve e bijave patriote që nuk do ta lënë këtë trevë të lashtë –Shqipni e Vjetër të shkretë. Mbani në mend, nuk ju urrej, por ju dua këtu, në arat tona, në krojet tona, në malet dhe fushat tona Dardane.

Tani po  e shtroi një pyetje. Pse Gjermania t` i delegoi 4 gjykatës e SHBA, Anglia, Franca nga një. Po nutri- politika naziste ka dëshirë që të gjejë “kredi të këqija”, që të i mbulohen kreditë e mykura dhe të lara me dëm shpërblime, sepse ato duhet të dytësohet se: “janë lajmëruar krimet e reja”. PO, do të them se Gjermania ma nuk do luftë sepse dëmet e luftës i ka paguar derisa i ka djegë kurrizi.

Ja faktet. Përveç atyre që u dënuan drejtë për drejtë në Nyrberg, nga refleksionet e atij procesi ishin dënuar: Në zonën mbikëqyrëse të  SHBA me burg të rëndë denohen 95000 nazistë; në zonën Ruse do të dënohen 67000 nazistë; në zonën Angleze do të dneohen 64000 nazistë, në zonën Franceze do të denohen 19000 nazistë. Pastaj , prap si refleksion i Nyrbergut në zonën Britanike 32.0000 nazistë do të humbin të drejtën për të punuar në profesion; në zonën franceze do ta humbin të drejtën në punë të profesionit 70 000 nazistë, në zonën e SHBA-s 80. 000, në zonën Ruse do të humbin të drejtën të punojnë në profesionin e  tyre 90. 000 nazistë. Ndërsa Serbia neonaziste deri me tash askujt nuk ia ka paguar asnjë cent për katër lufta gjenocidale, nuk është dënuar as Partia Socialiste, Radikale, nuk janë dënuar deputetët që nxitnin krimet në Bosnje (shiqo diskutimet në Parlamentin e Serbisë 1992-1995), nuk janë dënuar Gjenerlashtabi, e as qeveria dhe urdhër dhënësi nëpër Kosovë.

 Tani po  e shtroj një fakt para “ndërgjegjes” serbiane

Cili gjerman ka guxuar të shkojë në Kragujevc gjatë viteve 1945-1977? PO pse serbianët për të provokuar  shqiptarët shkojnë në Gjakovë për çdo vit e më shpesh për të vizituar kinse një kishë. Jo kisha kanë mjaftë nëpër Serbi, ata shkojnë për provokime, mos shqiptarët po reagojnë dhe të barazohen me do guraleca që hedhen mbi ta, në autobusët  e tyre dhe pastaj makineria e nëntokës deri në KS OKB do të llafosë për ta si viktima. Këtë propagandë e zhvillon politika serbiane për të u mjegulluar gjenocidi i saj, këtë politikë e do Rusia për të u mjegulluar krimi i saj në Krime e kudo në Jug të ish-Bashkimit Sovjetik, po edhe në Siri e gjetiu ku po arrin. Si përfundim minimumi 40 000 zyrtarë sebrianë do të duhej të burgoseshin në Serbi ose  aty ku  e kanë kryer krimin. Dhe nëse KS OKB do ta detyronte Serbinë t` i paguajë dëmet e luftës, JO, Serbia sot do të ishte luftëtarja më e fuqishme e demokracisë në Ballkan, por me këtë tolerim dhe nxitje për interesa të tjerëve, Serbia prapë është kthyer aty ku ishte, pa marrë para sysh  Nirbergun e Katërt , e pret kurdo herë, sepse krimet nuk vjetrohen.

Si është  e mundur  të ndërtohet paqja në Ballkan me Nikoliqin, Vuqiqin, Daqiqin, Sheshelin dhe shumë të tjerë? Ky është një anakronizëm historik. Në të vërtetë, po ngjanë e kundërta, po provohet të terrorizozhet Kosova me çdo mjet. Shikoni se si taktizohet dhe luhet me Ramush Haradinajn në Colmar të Francës. Populli thotë: mos e vet se tregon vet, kush është!?

Shtrohet pyetja, a po ndodhë kjo gjykatë Speciale për ta zbardhë drejtësinë (luftën  e drejtë të UÇK-ës), apo për ta barazuar xhelatin (Serbinë) me viktimën (Popullin shqiptarë), tani është çështje e njohur që nuk do koment.

Por, një fakt dihet se së pakut për 20 vjet do ta mbajmë kokën ulur se kemi qenë të hetuar, madje edhe të gjykuar, fakt ky që pritet të ndodhë me siguri, për ta arsyetuar shumën prej 300 milionë eurosh që ka Gjykata Speciale, PLUS shpenzimet  e atyre që do të pësojnë me  mbrojtësi, arrijnë në një gjyshë miliardi dollarë vetëm gjatë vitit 2017 e në vijim.. Jo, ekonomia holonadeze këtë “treg profitabil”, duhet ta stimulojë dhe këtë po e bënë para syve tanë. Po, a ishin këta Holandezët dhe OKB garantuese për Srebernicën dhe Zhepën  në vitin 1995? Ku është drejtësia  e tyre? Në duart e  tyre ka ndodhë gjenocidi serbian në Bosnje. Prandaj, u ka mbetur goja ëmbël dhe duhet përfituar,  Nyrbergu i tretë për Kosovën e vogël është “ante portas”. Por drejtësia për Kosovën e vogël, megjithatë do të fitojë.

Kontrolloni gjithashtu

Studimi i së ashtuquajturës ‘Akademi e Studimeve Shqiptare’ në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, masakron historinë e LANC-it

Historianë dhe studiues gjysmakë,  me prejardhje balliste e profashiste,  në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë …