10 vjet nga rënia e policit Enver Zymberi në aksionin për të shtrirë kontrollin e shtetit në veri të vendit

Amerika pret që Qeveria e Kosovës të konsultohet me KFOR-in edhe për vendosjen e Policisë në pjesën veriore të vendit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se  presin që Kosova të konsultohet  me bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht me KFOR-in edhe lidhur me vendosjen e Policisë në pjesën veriore të vendit. Emisari amerikane, Gabriel Escobar e quajti të rëndësishme kërkesën e shprehur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg javën e kaluar, se Kosova duhet të konsultohet me kohë me Aleancën, “për çfarëdolloj zbarkimi që mund të ndikojë mjedisin e sigurisë”. Kjo është kërkesë, që është vërtet e rëndësishme. KFOR-i ka pjesë të përgjegjësisë për të siguruar një mjedis të sigurt brenda, ashtu siç e ka edhe EULEX-i. Shpresojmë që qeveria e Kosovës do ta konsiderojë bashkësinë ndërkombëtare, dhe në veçanti NATO-n, si partner të rëndësishëm me të cilin duhet të këshillohet dhe të  koordinohet. Absolutisht që e mendojmë kështu. Dhe do të vazhdojmë të kërkojmë nga qeveria e Kosovës të mbajë komunikim të afërt me NATO-n dhe KFOR-in në terren”, tha Escobar. Në Kosovë, askush nga institucionet nuk tregoi nëse NATO dhe misioni i saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR-i kanë kërkesa të reja në lidhje me dërgimin e Policisë speciale në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …