Brnabiq: Edhe pse në Veri po qëndroj në rrethana të rënda, jam shumë e lumtur që kemi arritur të ruajmë qetësinë

Ana Bërnabiq: Beogradi do të kërkojë siguri shtesë për serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Beogradi do të kërkojë siguri shtesë për serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës. Pas përgjigjes negative nga KFOR-i për kthimin e 1000 pjesëtarëve të ushtrisë së Serbisë në  Kosovë, kryeministrja Ana Bërnabiq ka thënë se KFOR-i ktheu përgjigje negative natën e krishtlindjeve ortodokse. Do të doja që populli serb në Kosovë të gëzojë të gjithë mbrojtjen dhe mbi të gjitha që familjet serbe të ndjehen të sigurta, të jetojnë, të studiojnë dhe të punojnë të sigurta. Por, për fat të keq, nuk është kështu dhe protesta e popullit serb në Kosovë e tregon këtë”, u tha Brnabiq gazetarëve.  Ajo ka thënë se Beogradi do të insistojë që të respektohet rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit. Po ashtu ka kërkuar nga Kosova themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke pretenduar se Serbia ka marrë premtime,  që qysh në janar do të nis jetësimi i tij.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …