Brnabiq: Është e rëndësishme që ka nisur debati për çështjen e Kosovës por duhet të dijmë se cilat janë interesat tona kombëtare

Ana Bërnabiq, reagoi kundër vendimit, për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë, në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar kundër  vendimit të autoriteteve në Kosovë, për të mos lejuar mbajtjen e referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë edhe për serbët që jetojnë në Kosovës. Kështu është bërë e ditur pas takimit që zonja  Bërnabiq e zhvilloi me ambasadorët e vendeve të Quint-it, në Beograd. Referendumi për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë do të mbahet më 16 janar në Serbi, por nuk do të mbahet, në Kosovë. Bërnabiq diskutoi për referendumin e ardhshëm me ambasadorët e Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe të ngarkuarin me punë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Delegacionin e BE-së në Serbi. Siç u njoftua, kryeministrja tha se Serbia ka bërë përparime të mëdha në fushën e sundimit të ligjit dhe se ndryshimi i Kushtetutës ishte reforma më e rëndësishme në këtë fushë. Kushtetuta aktuale e Serbisë qysh në hyrje e përcakton Kosovën si pjesë të saj, por Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Ndryshimet e paralajmëruara  nga Serbia nuk do të kenë kurrfarë efekti ligjor në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, u zhvilluan aktivitete tematike e përkujtimore

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, janë bërë …