Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli: Zvarritja e emërimit të ambasadorëve e ka dëmtuar Kosovën

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se zvarritja e emërimit të ambasadorëve e ka dëmtuar vendin. Ai shpreh i bindur se tashmë Kosova ka nevojë që të thellojë bashkëpunimin me shumë vende të botës, e specifikisht me Shqipërinë. “Mos dërgimi i ambasadoreve me kohë e ka dëmtuar Kosovën. Jam i bindur së këta ambasador që janë dërguar tani do të punojnë dhe kohën e munguar ta rikuperojnë”. “Kosovës i nevojiten shumë ambasadorë në shumë vende. Kosovës i nevojitet bashkëveprim dhe bashkëpunim me Shqipërinë. Një bashkëpunim ndërmjet shteteve tona nuk shihet dhe po e dëmton Kosovën”, tha Pacolli. “Unë nuk ndalem dhe marrë pjesë në samite, do të marrë pjesë edhe në Samtin e Maltës në fund të shkurtit. Dhe do të punoj mirëpo qeverisë i nevojitet koordinimi me njerëz që kanë mundësi dhe kam dëshirën e madhe t’i ndihmojë Kosovës”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …