Ana Bernabiq

Ana Brnabiq kërkon që Serbia të anëtarësohet në Bashkim Evropian dhe ta ketë të drejtën në territorin e Kosovës

Serbia kërkon që të jetë pjesë e Bashkimit Europian, por edhe të mos njohë as Kosovën. Ky është qëndrimi i qeverisë së kryeministres, Ana Bërnabiç. Në një intervistë për mediet në  Serbi, Bërnabiç thotë se integrimi në BE nuk do të thotë që populli serb të mos ketë të drejta në territorin e shtetit, Kosovën. “Programi i qeverisë sonë është i qartë, ne do të mbrojmë Kosovën si pjesë të Serbisë dhe do të vijojmë të rrugën drejt Bashkimit Europian”, shprehu paradoksin kryeministrja serbe. Qendrimi i Ana Bërnabiçit është  përgjigje ndaj një pjesë të politikës serbe, e cila deklaron se nuk mund të hyhet në Bashkimin Europian nëse nuk zgjidhjet çështja e Kosovës. Për shkak të fushatës elektorale, partitë serbe në qeveri kanë shtuar retorikën kundër Kosovës. Partia Progresiste e Aleksandar Vuçiç pretendon se ka pasur sukses në politikën e saj duke anuluar një sërë njohjesh të pavarësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për evitimin e veprimeve të njëanshme lidhur me Urën e Ibrit

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar  që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me …