Analistët shohin shpërndarjen e parave dhe votën e diasporës si faktorë kyç të fitores së VV-së

Debati rreth fitores së Lëvizjes Vetëvendosje me mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit po vazhdon edhe një javë pas procesit zgjedhor. Njohës të rrethanave politike kanë paraqitur vlerësime kritike mbi faktorët që, sipas tyre, kanë ndikuar në rezultatin bindës të partisë së kryeministrit Albin Kurti. Sipas këtyre vlerësimeve, dy elemente kryesore kanë luajtur rol vendimtar në këtë rezultat: shpërndarja e qindra milionë eurove nga Qeveria Kurti për kategori të caktuara pak ditë para zgjedhjeve, si dhe pjesëmarrja e madhe e diasporës në procesin e votimit. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar ky precedent që u krijua, me shpërndarjen e qindra milionë eurove – shifrat janë zyrtare – e bën garën zgjedhore të pabarabartë. Me 300–400 milionë euro, zgjedhjet do të fitoheshin edhe në Shqipëri apo Maqedoni të Veriut. Në këto kushte, 50 për qind janë shumë pak, ka thënë Hasani.  Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë fituar bindshëm nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, VV-ja ka siguruar 50.88 për qind të votave, e ndjekur nga PDK me 20.30 për qind, LDK me 13.27 për qind dhe AAK me 5.51 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …