Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Rezultatet e dhjetorit 2025 nxjerrin në pah krizën e ish-opozitës

Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i afrohet shpalljes përfundimtare të rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, të dhënat preliminare po kristalizojnë një realitet politik të pafavorshëm për partitë ish-opozitare, duke zbuluar mungesë momentum-i dhe dështim për të ndryshuar balancat elektorale në vend. Analiza e dy proceseve zgjedhore brenda një viti tregon se partitë opozitare nuk arritën të kapitalizojnë rezultatet e fillim vitit. Disa prej tyre prekën tavanin elektoral, ndërsa të tjerat shënuan regres të theksuar, duke e lënë të pandryshuar realitetin politik të dominuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Tronditja kryesore e këtij cikli zgjedhor mbetet performanca e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, në anën tjetër, nuk shënoi rënie të thellë, por mbeti në stagnim. Situatë e ngjashme u reflektua edhe te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkohë, Nisma Socialdemokrate shënoi performancën më të dobët krahasuese. Rezultatet preliminare sugjerojnë se, pavarësisht ndryshimeve taktike dhe koalicioneve të përkohshme, ish-opozita nuk arriti të prodhojë një alternativë bindëse për elektoratin, duke e lënë skenën politike pothuajse të pandryshuar edhe pas këtij cikli zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …