Daniel Serwer

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se reagimet verbale kundër veprimeve të Serbisë nuk janë të mjaftueshme, duhen sanksione

Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se reagimet verbale kundër veprimeve të Serbisë s’janë të mjaftueshme, pasi  Uashingtoni dhe Brukseli e dinë se shteti i Serbisë ka qenë përgjegjës në përpjekjen  për kryengritje të dhunshme me qëllime politike që njihet si terrorizëm. Ngjarja e 24 shkurtit është një prej veprimeve në listën e gjatë të veprimeve të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën andaj  është koha për sanksione serioze. Serwer ka thënë se duhet të pezullohen fluturimet e Air Serbia në Amerikë dhe në  BE, të ngrihen projektet e Bankës Botërore dhe BERZH në Serbi, pastaj  dhe BE-ja të pezullojnë financimin e projekteve ekonomike në Serbi, por jo projektet për demokratizim. Duhet të ngrihen negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE, pezullim i bashkëpunimit ushtarak mes ushtrisë serbe dhe Gardës Kombëtare të Ohajos. Daniel Server propozon edhe vendosje të sanksioneve të udhëtimit dhe sanksione financiare për individët që kanë urdhëruar dhe mbikëqyrur trajnimin e paraushtarakëve, në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …