Andin Hoti: 20 vjet dhimbje, mërzi dhe krenari në Krushë të Madhe, Krushë të Vogel, e anembanë Kosovës!

Andin Hoti: 20 vjet dhimbje, mërzi dhe krenari në Krushë të Madhe, Krushë të Vogel, e anembanë Kosovës!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti i ka kujtuar sot të rënët por edhe të zhdukurit në Krushën e Madhe. Ai ka thënë se falë sakrifices së shumë grave e burrave që nën radhet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves i dolen zot vendit dhe i thanë STOP kriminelëve serb. “20 vjet dhimbje, mërzi dhe krenari në Krushë të Madhe, Krushë të Vogel, e anembanë Kosovës! Sot duke përkujtuar dhe nderuar ata burra dhe gra, të rinjë e të reja, fëmijë e pleq, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke përkujtuar një ndër masakrat më të tmerrshme që kanë ndodhur në historinë e njerëzimit, lutem që dhimbjen dhe mërzinë ta shëndrroni në Krenari dhe forcë, sepse ata e fituan përjetësinë 20 vjet më parë.  Ata janë të pavdekshëm! Janë plot 20 vite nga çlirimi i Kosoves, ku falë gjakut të atyre që dhanë, falë sakrifices së shumë grave e burrave që nën radhet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves i dolen zot vendit dhe i thanë STOP kriminelëve serb. Sot të dashur bashkëqytetar, kur e paraqet nëpër botë masakren e tmerrshme që ndodhi 20 vjet më parë në këtë vend, ju duket e pabesushme, ju duket e pakapshme që njerëzit mund të kthehen në kafshë, dhe mund të bëjnë krimet më të rënda kundër njerëzimit, por fatkeqsisht ato kafshë në formë njeriu kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë ende sot në Republiken e Serbisë. Krusha e Madhe edhe 20 vjet pas kësaj ngjarje makabre, kërkon vetëm drejtësinë, kërkon ndëshkimin e kriminelëve serb që vran e masakruan gra e fëmijë, të rinjë e të reja, burra e pleq të pafajshëm dhe të pambrojtur në këtë tokë.  Kërkon zbardhjen e fatit të përsonave të zhdukur me forcë nga shteti Serb 20 vjet më parë. Qoftë i bekuar gjaku i të gjithë atyre qe dhanë jetën për lirinë e Kosoves. I përjetëshem kujtimi për ata që fituan përjetësinë me gjakun e tyre dhe trasuan rrugen e Pavarësisë së Kosoves. Lavdi!”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …