Andin Hoti: Asgjë nuk mund të më ndalë në angazhimin tim për t’i gjetur më të dashurit tanë, të zhdukur gjatë luftës

Andin Hoti: Serbia ka prodhuar dokumente me qëllime politike e kriminale por ne nuk marrim si të besueshme

Andin Hoti, djali i veprimtarit, Ukshin Hoti,  i zhdukur qe 21 vjet, ka reaguar lidhur me një publikim në RTK. Ai ka deklaruar se publikimi i disa dokumenteve tani në RTK me të cilat pretendohet fati i babait,  e familjarit tonë Ukshin Hoti, përveç tronditës është edhe sfidues e akuzues për institucionet e Kosovës, shtetin dhe bashkësinë ndërkombëtare. Për ne si familje, Serbia në vazhdimësi ka prodhuar dokumente me qëllime politike e kriminale, prandaj as në këtë rast nuk i marrim apriori si të besueshme e të verifikuara. Megjithatë, në përpjekjet tona për zbardhjen e të vërtetës, duke bashkëndjerë me familjet e të gjithë të pagjeturve nga lufta, kemi qenë të vetëdijshëm për përmasën barbare e kriminale të Serbisë. Gjatë më shumë se 20 vjetëve të terrorit psikologjik jo vetëm për ne si familje, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Këshilli i Evropës e të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe UNMIK-un dhe EULEX-in, kanë dështuar ta mposhtin mizorinë dhe lojën perverse të politikës serbe me fatin e viktimave të saj.

Prandaj, është koha e fundit që Ministria e Drejtësisë, Prokuroria Speciale e Kosovës – Departamenti për Krimet e Luftës, Komisioni Qeveritar për Personat e zhdukur me forcë nga Serbia, Kuvendi i Kosovës dhe çdo institucion tjetër relevant, si dhe Kryeministri Avdullah Hoti në kuadër të dialogut me Serbinë, t’i trajtojnë këto dokumente me përgjegjësi dhe seriozitet maksimal, duke kërkuar llogari dhe hetim ndërkombëtar.

Mbarë bota e di që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ndërsa faktet shpesh po zëvendësohen me fabrikime, duke çoroditur edhe lirinë e të vërtetën tonë historike. Dështimin dhe papërgjegjësinë në këtë rast, e bëjnë edhe më irrituese reagimet për keqardhje të EULEX-it, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe të Prokurorisë Speciale.

Mbi bazën e pretendimeve të publikuara, ne si familje kërkojmë nga Institucionet e Kosovës që këtë çështje ta ngrisin urgjentisht në instancat ndërkombëtare dhe të gjenden eshtrat e pretenduara në këtë dokument (në cilindo institucion vendor apo ndërkombëtar qofshin) për të bërë ADN-në e tyre, në mënyrë që të zbardhet e vërteta! Është më tepër se humane që ne si familje ta dimë të vërtetën për fatin e Ukshin Hotit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti, pranoi një telefonatë nga kryetari i Francës, Emmanuel Macron, i cili kërkon zbatimin e AKS-së, pa vonesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga kryetari Francës, Emmanuel Macron. Ai …