Udhëheqësit e BE-së i konfirmojnë sot konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm lidhur me procesin e zgjerimit

Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian do të kushtëzohet me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian ia kanë dorëzuar të premten Këshillit të BE-së një propozim për ta ndryshuar dhe plotësuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok. Ndryshimet në kapitullin 35 kanë të bëjnë me përfshirjen si kusht detyrues për Serbinë edhe zbatimin e marrëveshjeve që ajo i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku evropian, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burimet brenda BE-së. Kërkesa për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 për Serbinë vjen pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiç, tha në dhjetor se vendi i saj nuk do t’i zbatonte të gjitha marrëveshjet,  për të cilat u pajtua me Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Nuk marrim pjesë në procese ku ka shkelje të procedurës parlamentare

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së seancës konstituive të Kuvendit …