Milorad Dodik

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, takoi në Ankara kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, takoi në Ankara kryetarin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan. Duke folur për këtë takim, Millorad Dodik tha për mediet në Bosnje se është pajtuar me kryetarin e Turqisë, Erdogan se paqja  në Bosnje nuk ka alternativë”. “Kërcënimi me forcë nuk mund të zgjidhë asnjë problem. Të tjerët e kanë imponuar atë temë. Erdogan është i njoftuar me situatën në Bosnje dhe kjo ka qenë një mundësi për t’ia paraqitur atë nga këndvështrimi ynë. Kërkojmë mirëkuptim për proceset politike”, tha Dodik. Ai ka qëndruar për një  vizitë në Ankara të hënën, pas takimit që zhvilloi me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili qëndroi për vizitë në Bosnje në kohën kur ky vend është përfshirë nga kriza politike, pasi përfaqësuesit e Republikës serbe, që përbëjnë shumicën nga dy entitetet e tjera, boshnjakë myslimanë dhe kroatë,  nuk janë duke marrë pjesë në punën e institucioneve shtetërore të këtij shteti të përbërë nga tri entitete kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: Që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar rreth 150 raste të konfliktit të interesit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se që …