Izetbegoviq: Daçiqi është nxënës të ish diktatorit serb të dënuar për krime lufte, Slobodan Milosheviq

Bakir Izetbegoviq: E vetmja ngjashmëri e Kosovës me Bosnjën janë masakrat që ka kryer Serbia e Millosheviqit në këtë dy vende

Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik në Bosnjë dhe Hercegovinë, Bakir Izetbegoviq,  ka thënë se personalisht nuk ka asgjë kundër nismës “Ballkani i Hapur” por që do të donte të dëgjonte paraprakisht pse dështoi gjithçka që ishte rënë dakord më parë në kuadër të Procesit të Berlinit dhe të specifikuara në samitin e Sofjes. Duke tërhequr një paralele midis Kosovës dhe Republika Sërpska, Izetbegoviq thotë se e vetmja lidhje është “pothuajse e njëjta dhunë që kreu Millosheviqi” në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Këto deklarata ai i bëri në një intervistë për egjencinë serbe, Tanjug. Ai gjithashtu theksoi se “serbët në Bosnjë nuk janë trajtuar njësoj si shqiptarët në Kosovë, ndaj të cilëve, sipas tij, Serbia është sjellë “si Stalini ndaj çeçenëve”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …