Gabriel Escobar

Amerika zyrtarisht ka emëruar diplomatin, Gabriel Escobar, në postin e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe zyrtarisht e kanë emëruar diplomatin, Gabriel Escobar, në postin e të dërguarit të  tyre të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Escobar, të hënën e të martën ka  qëndruar në vizitë urgjente në Bosnjë e Hercegovinë për t’i dhënë fund krizës politike që e ka kapluar këtë shtet. Zëvendës ndihmës sekretari,  Gabriel Escobar  është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, sigurimin e pranimit të rajonit në BE si dhe presionin ndaj udhëheqësve të Bosnjë e Hercegovinës që të avancojnë reformat e të respektojnë sovranitetin e integritetin territorial të saj” thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.  seksioni për Evropë dhe Euro-Azi.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …