Brickos

Rritja e çmimit të energjisë po shqetëson disa vende të Bashkimi Evropian të cilat kërkojnë përgjigje të përbashkët

Bashkimi Evropian iu kërkon institucioneve të Kosovës ndryshimin e Ligjit për invalidët e luftës

Bashkimi Evropian iu kërkon  institucioneve të Kosovës ndryshimin e Ligjit për invalidët e luftës. Në dokumentin e konkluzioneve nga takimi i nënkomitetit për ekonomi, statistika dhe kontroll financiar në kuadër të marrëveshjes së MSA-së,  BE-ja ka kërkuar që kriteret që një person të kualifikohet me aftësi të kufizuara të luftës, të jenë në përputhje me ato për aftësi të kufizuar të personave civilë, në mënyrë që të sigurohet trajtim i barabartë. Artan Mustafa profesor i politikave sociale, ka thënë se megjithëse ndryshimi mes të dy kategorive është i madh dhe nuk është barrë për buxhetin. “Top Channel” ka provuar të marrë një përgjigje nga zyra e kryeministrit nëse këto ndryshime ligjore do të bëhen, por nuk janë përgjigjur. Në anën tjetër, Mustafa ka thënë se qeveria më tepër duhet të fokusohet në krijimin e vendeve të reja të punës, që për qytetarët të mos jenë joshëse pensionet e shtetit. Por, përveç këtij ligji, Zyra e BE-së në Kosovë përmes një përgjigje me shkrim kanë thënë se duhet të bëhet edhe një riklasifikim dhe verifikim i besueshëm i veteranëve të luftës së UÇK-së. Në projektbuxhetin për vitin 2022 janë paraparë 40 milionë euro për invalidët e luftës dhe 76 milionë për pensionet e veteranëve të luftës. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …