Anglia iu ka bashkuar thirrjes së Bashkimit Europian që Kosova dhe Serbia të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje

Mbretëria e Bashkuar, edhe pse nuk është anëtare,  iu ka bashkuar  thirrjes së Bashkimit Europian që Kosova dhe Serbia të angazhohen në gjetjen e një plani për zbatimin e marrëveshjes në  rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë e ka shpërndarë deklaratën e sotme të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili kërkoi, ndër tjerash, që të fillojë pa vonesë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mbretëria e Bashkuar qëndron pas këtij apeli të qartë nga 27 vendet e BE-së që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në postimin e ambasadës britanike.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …